​Meksika dhe SHBA kualifikohen për në Kampionatin Botëror

Futboll

​Meksika dhe SHBA kualifikohen për në Kampionatin Botëror

Më: 31 mars 2022 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Pasi e ka mposhtur El Salvadorin me rezultat 2-0, dhe Shtetet e Bashkuara që mundën Kosta Rikën 2-0, vërtetuan biletën për Botërorin 2022, gjatë ditës së 14-të dhe të fundit të zonës kualifikuese të Concacaf.

Meksikanët dhe amerikanët përfunduan në këtë grup pas Kanadasë, tashmë e kualifikuar pavarësisht humbjes nga Panama me rezultat 1-0.

Kosta Rika ka ende një shans për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar të planifikuar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

Kjo pasi do të luajë në play-off ndërkontinental kundër Zelandës së Re më 13 ose 14 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat