Dështon marrëveshja 50 milionëshe

Futboll

Dështon marrëveshja 50 milionëshe

Më: 30 mars 2022 Në ora: 19:54
Dështon marrëveshja 50 milionëshe

Juventus ka realizuar një super goditje në merkaton e janarit duke siguruar shërbimet e Dusan Vlahoviq, sulmues që kërkohej nga gjysma e Europës.

Tani duhet parë përpara dhe  duhet rindërtuar mesfusha. Prej muajsh flitet për një përmirësim cilësor në atë rol. Nuk ka mjaftuar as blerja e Manuel Locatelli-t nga Sassuolo që të  sistemonte situatën.

Objektivi për verën e ardhshëm është Aurelien Tchouameni, një mesfushor i kompletuar, modern dhe… francez. Jo një gjë e mirë për italianët, por një gjë pozitive për dinamikat e futbollit ndërkombëtar duke parë sa mirë po bëjnë francezët me kombëtaren e tyre.

Cilësitë e lojtarit janë para syve të të gjithëve dhe paraqitjet e tij nuk kanë tërhequr vetëm vëmendjen e Juventus-it, por edhe të disa klubeve më të mirë të Europës.

Në fakt, mesfushori ka përfunduar edhe në shënjestrën e Real Madrid. Prej disa javësh flitet për një marrëveshje mes Los Blancos dhe mesfushorit për një transferim verën e ardhshme, por këto zëra janë përgënjeshtruar tani.

Sipas Le Parisien, në fakt, nuk ka asnjë marrëveshje formale për futbollistin, vlerësimi i të cilit ka shkuar në 50 milionë euro. Një lajm shumë i mirë për PSG-në, që vazhdon ta ndjekë futbollistin e Monaco, por edhe për Juventus-in.

Është e vërtetë se çmimi është shumë i lartë për arkat e klubit bardhezi, por torinezëve u duhet një goditje cilësore në atë zonë të fushës: një mundësi që ndoshta nuk vjen rastësisht dhe që drejtuesit bardhezinj mund ta shfrytëzojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat