Faza e grupeve, e teta e finales, çerekfinalja, gjysmëfinalja e finalja...

Futboll

Faza e grupeve, e teta e finales, çerekfinalja, gjysmëfinalja e finalja...

Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:00
Faza e grupeve, e teta e finales, çerekfinalja, gjysmëfinalja e finalja...

Kampionati Botëror këtë vit do të jetë më ndryshe se të tjerët.

Kjo për faktin se Botërori i Katarit do të mbahet në fund të vitit, për dallim nga herat e kaluara, kur evenimenti më i rëndësishëm i futbollit botëror mbahej gjatë verës.

32 ekipe kombëtare do të ndahen në 8 grupe, prej A deri në H, me nga 4 skuadra.

Por, kur do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit?

Faza e grupeve e “Katar 2022” do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet më 2 dhjetor.

E teta e finales do të luhet në mes të datave 3 dhe 6 dhjetor.

Çerekfinalja do të zhvillohet më 9 dhe me 10 dhjetor, kurse gjysmëfinalja më 13 e 14 dhjetor.

Ndeshja për vend të tretë dhe të katërt do të luhet më 17 dhjetor, ndërsa finalja e madhe e Botërorit do të zhvillohet më 18 dhjetor, kur edhe do të mbyllet përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat