Asllani: Kemi zhvilluar dy ndeshje të vështira

Futboll

Asllani: Kemi zhvilluar dy ndeshje të vështira

Më: 30 mars 2022 Në ora: 11:53
Asllani: Kemi zhvilluar dy ndeshje të vështira

Kristjan Asllani ka debutuar pasditen e djeshme me Kombëtaren shqiptare në barazimin 0-0 ndaj Gjeorgjisë, në miqësoren e zhvilluar në “AIR Albania”. Mesfushori i Empolit pas ndeshjes ka folur në mikrofonat e “FSHF.org”, duke treguar emocionet e tij me Shqipërinë:

“Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur, vetëm goli na mungoi.

Mëkat sepse po luanim përpara tifozëve tanë dhe nëse do të kishim shënuar gol do të ishte një super atmosferë.

Kemi zhvilluar dy ndeshje të vështira dhe kemi luajtur shumë mirë, sot për mua e kemi mposhtur Gjeorgjinë. Për të ardhmen jemi super dhe kemi për të bërë shumë gjëra të bukura.”, përfundoi Kristjan Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat