Holanda barazon me Gjermaninë, Italia përmbys Turqinë

Futboll

Holanda barazon me Gjermaninë, Italia përmbys Turqinë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 22:48
Holanda barazon me Gjermaninë, Italia përmbys Turqinë

Holanda dhe Gjermania u ndanë në barazim 1-1 më miqësoren e luksit të zhvilluar në “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit.

“Panzerat” kaluan në erpërsi në fund të pjesës së parë me Thomas Muller, por “tulipanët” ia dolën të kthenin ekuilibrin në rezultat me Brgëijn në minutën 68-të.

Në minutën e 71 Kehrer rrëzoi Memphis Depay-n në zonë dhe kryesori nuk hezitoi të vërshëllente për 11-metërsh, por pas ndërhyrjes së sistemit VAR e ktheu vendimin. Në minutat e mbetura nuk pati ndryshim tjetër rezultati.

Ringritja e Italisë pas dështimit për të shkuar në Botëror nis nga Konya, në Turqi. Skuadra e Roberto Mancinit fitoi me përmbysje 2-3 miqësoren me përfaqësuesen ballkanase, që gjithashtu u eliminua në play off-in e Botërorit.

Under shënoi që në minutën e katërt, por të kaltrit u kundërpërgjigjën me golat e Cristantes dhe Raspadorit brenda pjesës së parë. Raspadori shënoi të dytin personal në të 69-tën, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar 2-3 e realizoi Dursun në të 83-tën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat