Dybala zgjedh klubin e ri

Futboll

Dybala zgjedh klubin e ri

Më: 29 mars 2022 Në ora: 16:01
Dybala zgjedh klubin e ri

Paulo Dybala nuk do të jetë pjesë e Juventus për sezonin e ardhshëm teksa pas shtatë viteve me ngjyrat bardhezi, argjentinasi do të provojë një aventurë të re. Sulmuesi nuk rinovoi kontratën me Zonjën e Vjetër pasi nuk ishte i lumtur me propozimin ekonomik dhe në verë mund të largohet me parametër zero.

Tre janë klubet më të interesuara për shërbimet e 28-vjeçarit; Aletico Madrid, Inter dhe Tottenham. Megjithatë duket se “La Joya” e ka bërë zgjedhjen e tij dhe preferon një kalim në La Liga në radhët e Los Colchoneros, teksa trajneri Diego Simeone është një admirues i cilësive të Dybala dhe e ka kërkuar numrin 10 të Juventus edhe disa sezone më parë.

Nga ana tjetër, lojtari e sheh Spanjën si kampionatin e duhur për t’u rikthyer në nivelet më të larta pas një forme në rënie dy sezonet e fundit. Ndërkohë, afrimi i Dybala është me shumë leverdi për drejtuesit e klubit spanjoll të cilët mund të “hedhin pas krahëve” tratativën me Lautaro Martinez, të cilin Inter nuk e lëshonte pa 70 milionë euro ndërsa e konsideron si një titullar fiks edhe për sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq, një tjetër shtysë për Dybalan është edhe Rodrigo De Paul, argjentinasi tjetër që aktivizohet me Atletico Madrid. Dy futbollistët janë miq të ngushtë edhe jashtë fushës së blertë teksa tashmë mesfushori i ka kërkuar bashkëkombasit të bashkohen edhe në një skuadër. Në këtë sezon, Dybala ka regjistruar 13 gola dhe gjashtë asiste në 29 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat