Sportisti 28-vjeçar humb betejën me sëmundjen e rëndë, bashkëshortja e tij drithëron me mesazhin

Futboll

Sportisti 28-vjeçar humb betejën me sëmundjen e rëndë, bashkëshortja e tij drithëron me mesazhin

Më: 29 mars 2022 Në ora: 12:49
Sportisti 28-vjeçar humb betejën me sëmundjen e rëndë, bashkëshortja e tij drithëron me mesazhin

Lajmi i tmerrshëm trondit futbollin belg. Miguel Van Damme, ish-portieri i Cercle Brugge, ka vdekur në moshën 28-vjeçare. Fillimisht, ai e fitoi betejën me leuçeminë, sëmundjen e rëndë të zbuluar në qershor 2016 gjatë testeve normale parasezonale.

Pas një përmirësimi të gjendjes së tij, Van Damme madje mundi të kthehej në fushë derisa në vitin 2019, sëmundja iu bë më agresive, duke e detyruar “t’i varte dorezat në gozhdë”.

Njoftimin e hidhur e ka dhënë bashkëshortja e tij, Kyana Dobbelaere në llogarinë e saj në Instagram:

“Njeriu ynë i dashur, mbrëmë, u nis për ndeshjen e tij të fundit, një lojë që nuk fitohet më. Ti na le shumë ngadalë, por e bëre përsëri në mënyrën tënde… Ishe shumë i fortë, luftove si luan.

Të jemi shumë mirënjohës për atë që ishe. Një shembull për shumë njerëz. Na bëre të kuptojmë që nuk duhet të dorëzohesh kurrë, edhe nëse kishe vetëm pak shpresë. Ti ke luftuar gjithmonë.

Tani pusho zemër, e ke çliruar veten nga çdo dhimbje. Do të donim të të shihnim ashtu të pamposhtur. Një përqafim i madh nga vajzat e tua!”

Cercle Brugge, gjithashtu donte të kujtonte portierin e saj, të shkëputur shumë shpejt nga gëzimet e jetës, duke ndryshuar sfondin e logos, e cila tashmë është tërësisht e zezë në shenjë zie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat