Januzaj drejt Napolit

Futboll

Januzaj drejt Napolit

Më: 28 mars 2022 Në ora: 12:59
Januzaj drejt Napolit

Adnan Januzaj mund të luajë në kampionatin italian, Serie-A që nga sezoni i ardhshëm.

Real Sociedadi po përpiqet të bindë belgun që të nënshkruajë zgjatjen e kontratës, por ai i ka refuzuar ofertat e tyre deri më tani.

“Fichajes” raporton se Napoli i është drejtuar atij për të zëvendësuar Lorenzo Insignen në skuadër pasi reprezentuesi italian do të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Napoli është duke luftuar për titull në Serie-A dhe ka për rival dy skuadrat e qytetit të Milanos, Milanoin dhe Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat