FSHF fton në stadium një delegacion të Federatës Afgane

Futboll

FSHF fton në stadium një delegacion të Federatës Afgane

Më: 27 mars 2022 Në ora: 19:11
FSHF fton në stadium një delegacion të Federatës Afgane

Në ndeshjen Shqipëri U-21 – Republikë Çeke U-21, e zhvilluar ditën e premte në stadiumin “Elbasan Arena” nuk kanë qenë të pranishëm vetëm tifozët shqiptarë.

Federata Shqiptare e Futbollit është solidarizuar me popullsinë afgane të ardhur në vendin tonë, për shkak të situatës së krijuar në Afghanistan që prej verës së vitit 2021, teksa të premten ka pritur në sfidën e 21 vjeçarëve një delegacion të Federatës Afgane, që është shpërngulur në Shqipëri me ndihmën e FIFA-s.

Me ftesë të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, delegacioni prej katër anëtarësh, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Afgane, Z. Fazil Mohammad Shahab të Futbollit ndoqën nga afër ndeshjen e kuqezinjve në stadiumin “Elbasan Arena”, ku morën pjesë si të ftuar VIP.

Ky delegacion i veçantë, por edhe zyrtarë të tjerë të Federatës Afgane e futbollistet e Kombëtares afgane, që gjenden në vendin tonë janë ftuar sërish nga Presidenti Duka të jenë pjesë e ndeshjes miqësore Shqipëri – Gjeorgji, që do të luhet më 29 mars në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat