Reja zgjidh dilemat e sulmit ndaj Spanjës

Futboll

Reja zgjidh dilemat e sulmit ndaj Spanjës

Më: 26 mars 2022 Në ora: 19:03
Publikohen formacionet zyrtare, Reja zgjidh dilemat e sulmit ndaj Spanjës

Shqipëria luan kundër Spanjës në një sfidë miqësore në “shtëpinë” e Keidi Bares, stadiumin e Real Sociedadit. Një provë e vështirë për të Kombëtaren tonë, por një mundësi e mirë për tu rritur kundër një prej përfaqësuesve më të forta në botë.

Edhe pse është një miqësore trajneri Edi Reja kërkon ta shfrytëzojë në maksimum këtë ndeshje, ku ka zgjidhur dilemat për sa i përket sulmit. Formacioni është ai i zakonshmi 3-4-1-2 me Brojën dhe Cikalleshin që do të formojnë dyshen e sulmit.

Përsa i përket shiritit të kapitenit, do ta mbajë portieri Etrit Berisha edhe pse në konferencën e fundit përkrahë trajnerit doli mbrojtësi Elseid Hysaj.

Ndeshja fillon në orën 19:45.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJË: Martin; Karvahal, Garsia, P.Torres, Alonso; Gavi, Rodri, Pedri; F.Torres, Morata (k), Sarabia

SHQIPËRI: Berisha (k); Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli; Hysaj, Gjasula, Laçi, Balliu; Bare; Broja, Cikalleshi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat