Leeds refuzon ofertën për mesfushorin e kombëtares

Futboll

Leeds refuzon ofertën për mesfushorin e kombëtares

Më: 26 mars 2022 Në ora: 13:37
Leeds refuzon ofertën për mesfushorin e kombëtares

Në organikën e Leeds United është një futbollist i cili ka për “fansa” disa klube të elitës që preferojnë shërbimet e tij.

Fjala është për Kalvin Phillips i cili tregoi vlera të mëdha teksa luante në Europian për kombëtaren e Anglisë, ndërsa paraqitjet e mesfushorit u reflektuan edhe në tregun e transferimeve ku vlera e tij pësoi një rritje të mënjëhershme.

Ndërkaq, sipas mediave britanike, Leeds së fundmi ka refuzuar një ofertë tejet të lartë për Phillips nga ana e West Ham.

Këta të fundit, pritet të shesin në merkato “xhevahirin” Declan Rice dhe mesa duket kanë identifikuar zëvendësuesin e tij. Por, kanë hasur të paktën për momentin në rezistencën e Leeds që kërkon të përfitojë sa më shumë nga ankandi për Phillips.

Nga ana tjetër, 26-vjeçari që ëndëron kalimin në një skuadër më të rëndësishme, i është kundërpërgjigjur drejtuesve të klubit me një kërkesë për rritje të rrogës në mënyrë që të vazhdojë të qëndrojë në Elland Road. Sakaq, kjo “luftë” mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit vjen në një moment aspak të përshtatshëm në fundin e sezonit, teksa Leeds ka përqëndruar forcat për të mbijetuar në elitë edhe për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat