Locatelli do të bashkohet me kampionët e Europës, lajm i mirë për Mancinin

Futboll

Locatelli do të bashkohet me kampionët e Europës, lajm i mirë për Mancinin

Më: 24 mars 2022 Në ora: 14:22
Roberto Mancini

Roberto Mancini ka marrë një lajm të mirë përpara sfidave vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut dhe fituesit të çiftit Portugali-Turqi, të vlefshme për një vend të Botërorin e Katarit.

Mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli ka lënë pas krahëve koronavirusin. 24-vjeçari rezultoi pozitiv me Covid-19 një javë më parë, por tamponi i kryer ditën e sotme e ka rikthyer negativ.

“Locatelli është rikuperuar dhe në mbrëmje do t’i bashkohet ekipit kombëtar në Koverciano”, lexohet në komunikatën zyrtare të bardhezinjve, që i gëzohen gjithashtu shërimit të mesfushorit.

Locatelli do të bashkohet me kampionët e Europës (20 ndeshje dhe 3 gola) pas përfundimit të sfidës ndaj Maqedonisë dhe do të jetë në dispozicion të Mancinit për “finalen” e 29 marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat