Gazetari italian shpërthen ndaj Sarrit

Futboll

Gazetari italian shpërthen ndaj Sarrit

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:40
Gazetari italian shpërthen ndaj Sarrit

Gazetari italian që është afër ekipit të Lacios, Furio Focolari, ka shpërthyer me trajnerin Sarri sa i përket Elseid Hysajt. Performanca e mbrojtësit shkodran la për të dëshiruar në derbin ndaj Romës, duke qenë më i dobëti në fushë së bashku me Acerbin.

Kështu Focolari ishte tërësisht i papërmbajtshëm ndaj Sarrit dhe nuk mund të kuptojë besimin e madh që ka treguar karshi Hysajt, duke e marrë me vete kudo ka drejtuar.

“Si mundet të vlerësoj unë një trajner që e merr Hysajn nga Empoli te Napoli dhe pastaj e kalon nga Napoli te Lacio?

Kur pashë formacionin zyrtar me Hysajn, mendova: “Sarri, je i çmendur?”.

Hysaj nuk shihet me sy, nuk luan dot në Serinë A. Napoli e largoi megjithëse kishte probleme në krahun e tij”, tha Focolari..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat