Shqipëria përgatitet ndaj Spanjës

Futboll

Shqipëria përgatitet ndaj Spanjës

Më: 23 mars 2022 Në ora: 17:25
Shqipëria përgatitet ndaj Spanjës

Shqipëria është duke vazhduar përgatitjet për ndeshjen kundër Spanjës.

Një miqësore luksi kjo për kuqezinjtë ku do të kemi mundësinë që të shohim lojtarët që duken kaq shumë premtues për të ardhmen.

Nga ana tjetër kanë nisur edhe disa “firo” nga të përhershmit. Ardhja e Adrian Bajramit në mbrojtje ka bërë që Frederik Veseli t’i largohet grumbullimit të Kombëtares. Mbrojtësi është duke vuajtur edhe në Serinë A mes performancave të dobëta.

Gjithashtu edhe Bekim Balaj nuk mund të gjente vend në listë, mes shumë sulmuesve të tjerë që e kanë treguar veten e tyre në kampionatet respektive.

Listës së Kombëtares për dy ndeshjet miqësore të marsit i mungon edhe Lorenc Trashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat