Interi rinovon kontratën me titullarin e padiskutueshëm

Futboll

Interi rinovon kontratën me titullarin e padiskutueshëm

Më: 23 mars 2022 Në ora: 17:11
Interi rinovon kontratën me titullarin e padiskutueshëm

Marselo Brozoviç ishte ndër emrat më të nxehtë në radhët e Interit për shkak se e ardhmja e tij ishte në pikëpyetje.

Nuk dihej nëse lojtari do të qëndronte në ekip ose do të largohej, por më në fund ka ardhur lajmi i shumë pritur për tifozët zikaltër.

Mesfushori kroat ka vendosur të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2026, ku pritet që rroga e tij të jetë më e madhe se ajo që përfiton tani.

Një lajm shumë i mirë për klubin dhe trajnerin Inzagi, i cili e konsideron lojtarin të pazëvendësueshëm për formacionin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat