FIFA zbulon rregullat e reja

Futboll

FIFA zbulon rregullat e reja

Më: 22 mars 2022 Në ora: 17:32
FIFA zbulon rregullat e reja

Do të ketë ndryshime drastike përsa i përket shortit për Botërorin që do të fillojë në Katar në muajin nëntor të këtij viti. Por si do të shortohen skuadrat nëpër grupe?

Shorti do të jetë i ndarë në katër vazo, ku në secilën do të jenë 8 skuadra. Skuadrat e të njëjtës konfederatë nuk mund të jenë në një grup nga shorti. Më poshtë keni dhe ndarjen.

VAZO 1: Do të jetë vendi organizator (Katari) dhe kombëtaret që renditen në 7 vendet e para të klasifikimit të FIFA-s.

VAZO 2: Ekipet e kualifikuara që klasifikohen nga vendi i 8 deri në të 15

VAZO 3: Ekipet e kualifikuara që klasifikohen nga vendi i 16 deri në të 23

VAZO 4: Ekipet e kualifikuara që klasifikohen nga vendi i 24 deri në të 28, por dhe 3 skuadrat që do të marrin pjesë nga “play-off”

Një Botëror ndryshe duke para periudhën që do të luhet, por dhe për mënyrën si do të vendosen grupet pasi më parë 1 grup përbëhej nga 4 skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat