E vëzhgojnë edhe klubet tjera

Futboll

E vëzhgojnë edhe klubet tjera

Më: 22 mars 2022 Në ora: 16:32
E vëzhgojnë edhe klubet tjera

Playmakeri i Leicesterit, James Maddison, gjatë kësaj verë mund të bëhet me klub të ri.

Është gjiganti spanjoll, Real Madrid që është duke e monitoruar reprezentuesin anglez.

Sipas mediave spanjolle, skuadra ‘merenguese’ është në kërkim të zëvendësuesit te Luka Modriq, i cili është duke shkuar drejt fundit të karrierës.

Ja sa do t’i kushtojë Maddison Real Madridit

Mesfushori i Leicesterit thuhet se ka rënë në sy të Real Madridit. Krerët e madrilenëve mësohet se janë duke u përgatitur që të hedhen në sulm për Maddison-in.

Janë rreth 70 milionë euro që ‘Los Blancos’ do të derdhin në arkat e Evertonit për mesfushorin anglez.

Maddison është duke shfaqur performancë të lartë këtë sezon të garave me Leicesterin.Nuk është vetëm Real Madridi që është duke e vëzhguar mesfushori i Leicester Cityt. Forma e tij e mirë ka ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane, por siç raportohet, Real Madridi është opsioni më i mundshëm për anglezin, i cili më gjasë po luan sezonin e fundit tek Leicester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat