​Mësohet data e ballafaqimit Itali-Argjentinë

Futboll

​Mësohet data e ballafaqimit Itali-Argjentinë

Më: 22 mars 2022 Në ora: 14:52
Ilustrim

Fituesi i Kampionatit Evropian, Italia dhe ai i Kupës së Amerikës, Argjentina do të ballafaqohen më datën 1 qershor, ka konfirmuar UEFA.

Verën E kaluar Italia triumfoi në EURO 2020 duke e mposhtur Anglinë në finalen e “Wembleyt”.

Kurse Argjentina e mposhti Brazilin me rezultat minimal 1-0 në finalen e Kupës së Amerikës, transmeton KosovaPress.

UEFA dhe CONMEBOL arritën marrëveshje për zhvillimin e kësaj superndeshje e cila cilësohet edhe si ballafaqim për Superkupën e botërore duke parë që ndeshjen më të mirët e këtyre dy kontinenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat