A do të heq dorë Leeds United nga Raphinha?

Futboll

A do të heq dorë Leeds United nga Raphinha?

Më: 22 mars 2022 Në ora: 14:21
A do të heq dorë Leeds United nga Raphinha?

Barcelona e Xavit që po kalon formë të jashtëzakonshme tashmë është duke menduar edhe për afatin kalimtar të verës.

Katalonasit janë duke i monitoruar disa lojtarë. Anësori i Leeds Unitedit, Raphinha është një nga objektivat e Barcelonës.

Trajneri i ‘Blaugranave’, Xavi i ka dhënë dritën jeshile krerëve të klubit që të nisin negociatat me anësorin brazilian.

Mediet spanjolle të afërta me Barcelonën shkruajnë se kjo skuadër është në kërkim të Ousmane Dembeles. Francezi duket se ka vendosur që në fund të këtij sezoni, të largohet nga ‘Camp Nou’.

Drejtuesit e Barcelonës Raphinha e shohin si zëvendësues ideal për Dembelen.

Skuadra katalonase fillimisht do të provojnë që lojtarin ta sjellin në ‘Camp Nou’ në formë huazimi, me mundësin që pas një sezoni më ble kartonin e plotë të brazilianit.

A do të heq dorë Leeds United nga Raphinha?

Anësori brazilian është duke treguar formë të lartë tek Leeds United.

Raphinha konsiderohet një nga lojtarët kryesor tek skuadra angleze, dhe siç raportojnë mediet në ishull, Leeds United nuk do të heq dorë lehtë nga shërbimet e brazilianit. Barcelona shumë shpejtë pritet të kontaktoj skuadrën angleze për të pyetur për anësorin brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat