Juventus piketon Zaniolon si zëvendësuesin e Dybala

Futboll

Juventus piketon Zaniolon si zëvendësuesin e Dybala

Më: 21 mars 2022 Në ora: 18:28
Nicolo Zaniolo.

Paulo Dybala do të largohet në fund të sezonit me parametra zero nga Juventus.

Thashethemet e merkatos në Itali, thonë se Juventus është vënë direkt në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e sulmuesit argjentinas.

Thuhet se Juventus ka si synim të transferojë në merkaton e verës sulmuesin italian të Romës, Nicolo Zaniolo.

Zaniolo vlerësohet nga romakët rreth 40 milionë euro dhe besohet se Juventus pritet të bëjë shumë shpejtë ofertën zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat