Hebaj: Fitorja me Egnatian na bëri të mendonim që kaluam ngërçin

Futboll

Hebaj: Fitorja me Egnatian na bëri të mendonim që kaluam ngërçin

Më: 20 mars 2022 Në ora: 18:31
Hebaj: Fitorja me Egnatian na bëri të mendonim që kaluam ngërçin

Rubin Hebaj, ishte heroi i Teutës, në triumfin 0-1 që skuadra durrsake arriti në transfertë ndaj Laçit.

Sulmuesi shkodran u fut nga stoli dhe shënoi golin e fitores.

Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Hebaj ndër të tjera u shpreh:

"Ne kampion jemi në pozita jo shumë të mira. Fitorja me Egnatian na bëri të mendonim që kaluam ngërçin.

Duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje, për të qenë të qetë. Nuk duhet të neglizhojmë. Reflektuam pas humbjes me Kastriotin, ku nuk ishim të rrezikshëm për kundërshtarin", tha Hebaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat