Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Laçi-Teuta

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Laçi-Teuta

Më: 20 mars 2022 Në ora: 13:36
Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Laçi-Teuta

Laçi pret Teutën në shtëpi në sfidën e javës së 26-të të “Abissnet Superiore”, me të dyja ekipet që kërkojnë vetëm fitoren.

Kurbinasit vazhdojnë të zhgënjejnë që pas asaj humbjeje me Tiranën dhe tani kërkojnë të rikthehen në rrugën e fitoreve për të siguruar të paktën vendin e dytë. Një statistikë interesante që vlen të përmendet, është se Laçi nuk pëson gol në shtëpi prej 10 ndeshjes. Sfida e fundit ku kurbinasit arritën të ndëshkoheshin, ishte ajo ndaj Egnatias.

Nga ana tjetër, ekipi i Renato Arapit ndodhet në zonën e ftohtë dhe kërkon që të dalë menjëherë nga aty, duke mos e rrezikuar më shumë sezonin.

Sfida do të fillojë në 13:45

LAÇI-TEUTA

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Ignjatoviç, Turkaj, Ziko, Veija, Deliu, Ujka, Shehu, Mazrekaj, Zylfiji, Guindo. Trajner: Mirel Josa.

TEUTA: Qirko, Qaqi, Jazxhi, Todorovski, Kotobelli, Aleksi, Avdyli, Akuah, Peposhi,  L.Vila, Daci. Trajner: Renato Arapi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat