Sahiti realizon për fitoren bindëse të Hajdukut, ruajnë hapin për titull  

Futboll

Sahiti realizon për fitoren bindëse të Hajdukut, ruajnë hapin për titull  

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2022 Në ora: 19:15
Sahiti realizon për fitoren bindëse të Hajdukut, ruajnë hapin për titull  

Futbollisti shqiptar, Emir Sahiti, ka shënuar për fitoren bindëse të Hajdukut të Splitit me rezultat 4:0 ndaj Lokomotivës së Zagrebit.

Sahiti ka realizuar në minutën e 62-të për rezultatin 4:0.  

Golat i realizuan Nikola Kaliniq (22’), Filip Krovinoviq (43’), Dario Melnjak (54’) dhe Emir Sahiti (62’).

Sahiti u zëvendësua në minutën e 68-të. 

Jon Mersinaj u paraqit standard për Lokomotivën, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 90+1.

Indri Tuci futet në pjesën e dytë por pa sukses për Lokomotivën.

Pas javës së 28-të në elitën e futbollit kroat, Hajduku është në vend të tretë me 52 pikë, ka dy me pak se lideri Dinamo (dy ndeshje me pak) e dy se Osijeku (një ndeshje me pak) dhe Lokomotiva renditet në vend të pestë me 36.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat