Spalletti: Nuk do të jetë më pjesë e Napolit...

Futboll

Spalletti: Nuk do të jetë më pjesë e Napolit...

Më: 18 mars 2022 Në ora: 16:06
Spalletti: Nuk do të jetë më pjesë e Napolit...

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka folur së fundmi në lidhje me Lorenzo Insignen dhe për të ardhmen e sulmuesit.

Duke folur në konferencën për mediat në prag të ndeshjes kundër Udineses, tekniku theksoi se Insigne është në formë të mirë, por shtoi se me të ka vetëm një problem.

“Është shumë mirë, është stërvitur shumë mirë gjatë javës.

Sa për problemet e mia me Insignen kanë të gjitha të bëjnë me të njëjtën gjë, pra që pas tre muajsh ai nuk do të jetë më në dispozicionin tim, nuk do jetë më pjesë e Napolit”-deklaroi Spalletti.

Kontrata e sulmuesit Italian përfundon gjatë kësaj vere dhe duket se ai nuk dëshiron që të rinovojë kontratën me klubin e Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat