Futbollisti më i pasur në botë ka filluar të luaj rregullisht

Futboll

Futbollisti më i pasur në botë ka filluar të luaj rregullisht

Më: 18 mars 2022 Në ora: 12:02
Futbollisti më i pasur në botë ka filluar të luaj rregullisht

Futbollisti më i pasur në botë, Faiq Bolkiah, më në fund ka filluar të ofrojë ndeshje të mira në fushë dhe ka gjetur lumturinë duke luajtur në Tajlandë.

Bolkiah, familja e të cilit ka një pasuri prej 19 miliardë eurosh, ka pasur një karrierë në rënie në vitet e fundit.

Anëtar i familjes së Sulltanit të Bruneit, kaloi në akademitë e Chelsea, Southampton dhe Leicester, por askund nuk pati fatin ta kishte statusin e lojtarit të ekipit të parë. Në vitin 2020, ai e kërkoi lumturinë në Maritimo të Portugalisë.

Mirëpo as aty nuk ka arritur të imponohet, por karrierën nuk ka dashur ta mbyllë. Ai pranoi një ftesë nga Tajlanda e largët dhe vendosi të fillonte nga e para.

Ai nënshkroi për Chonburi ku më në fund filloi të merrte minuta. Në pesë ndeshjet e fundit ai regjistroi tre asistime dhe në dy raste u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat