Presidenti i La Ligas: Vetëm në Paris nuk është

Futboll

Presidenti i La Ligas: Vetëm në Paris nuk është

Më: 17 mars 2022 Në ora: 23:28
Presidenti i La Ligas: Vetëm në Paris nuk është

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka uruar Barcelonën për kualifikimin në çerekfinalen e Europa League pas fitores me rezultatin 1-2 ndaj Galatasarayt këtë të enjte dhe njëkohësisht ka zbuluar se cila do jetë e ardhmja e Kylian Mbappe.

Më saktë, Tebas theksoi se francezi nuk do të jetë pjesë e Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm, por nuk zbuloi se cili do jetë destinacioni i ardhshëm për sulmuesin.

“Po, është e sigurt që Mbappe nuk do të vazhdojë te PSG-ja.

Normal që nuk ka njoftuar se ku do të jetë sezonin e ardhshëm pa e ndërprerë kontratën e tij. Nuk do të jetë në PSG, kjo është ajo që mendoj unë,”-theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat