Kërkohet nga Bayerni

Futboll

Kërkohet nga Bayerni

Më: 17 mars 2022 Në ora: 22:20
Kërkohet nga Bayerni

Frenkie de Jong është diskutuar vazhdimisht gjatë këtij sezoni për një kalim të mundshëm te klubi i Bayern Munich. Megjithatë, vetë holandezi ka bërë me dije se ndihet shumë mirë te Barcelona dhe shpreson që të qëndrojë aty.

“A po ndodh diçka mes meje dhe Bayernit? Jo, jo… Jam shumë i lumtur në Barcelonë dhe do të doja të luaja këtu për aq kohë sa të jetë e mundur”,-tha Frenkie de Jong pas ndeshjes së fituar kundër Galatasaray (2-1) këtë të enjte në Europa League.

Gjatë këtij sezoni De Jong ka pasur një sërë luhatjesh në performancë dhe si rrjedhojë ka humbur rolin e titullarit dhe tashmë nuk konsiderohet më si i patransferueshëm.

Në një situatë të tillë klubi që ka shfaqur interes më të lartë është Bayern, por lojtari i ka bërë me dije se preferon të qëndrojë në Barcelonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat