Del Bosque mëshiron Barcelonën

Futboll

Del Bosque mëshiron Barcelonën

Më: 17 mars 2022 Në ora: 16:10
Del Bosque mëshiron Barcelonën

Vicente Del Bosque mori pjesë në “Desafío Nacex”, një turne i tenisit me vozitje, mes ish-lojtarëve të Real Madridit dhe Barcelonës. Atje foli për “El Clasico” e të dielës në “Bernabéu”: “Unë nuk e di se kush do ta fitojë ndeshjen. E vështirë për mua është të kuptoj se Barcelona nuk ka aspirata për ta fituar titullin e La Liga-s. Real Madridi dhe Sevilla janë ato me më shumë shanse në këtë aspekt, por në futboll duhet të kesh shumë kujdes”.

Ish-trajneri ka folur edhe për trajnerin e ri të Barcelonës: “Unë e shoh mirë Xavi. Përvoja që ka fituar vite më parë po e formëson atë si trajner. Ai ka përvojë, njohuri dhe do të bëjë mirë. Gjithashtu, ka treguar gjithmonë interes për të qenë trajner, e ka pasur një vokacion të tillë”.

Del Bosque nuk e përjashtoi trajnerin aktual të Barçës as për të drejtuar kombëtaren iberike: “Kur të mos jetë më Luis Enrique, drejtuesit e federatës do të përpiqen të nënshkruajnë me dikë tjetër. Xavi? Pse jo, mund ta bëjë këtë rol”.

Disa fjalë edhe për paraqitjen e skuadrave spanjolle në Europë: “Është një gëzim, sepse futbolli spanjoll ka pasur vite të hegjemonisë së madhe në garat kontinentale, ky sezon po tregon se është ende atje lart. Ne kemi klube shumë të forta dhe kjo po dëshmohet”.

Del Bosque foli edhe për ardhjen e mundshme të Mbappé e Haaland te Real Madridi: “Ne jemi në një kohë thashethemesh, ka shumë njerëz që jetojnë me këto spekulime. Detyrimi i klubeve është të nënshkruajnë me më të mirët. Ne po flasim për dy lojtarë shumë të mirë. Të dy te Real Madridi? Ne nuk e dimë këtë, janë thashetheme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat