Ronaldinho: Do të fitojë ende

Futboll

Ronaldinho: Do të fitojë ende

Më: 17 mars 2022 Në ora: 15:36
Ronaldinho

Miqësi, vlerësim dhe respekt, por edhe shumë njohuri në futboll. Për këtë arsye fjalët e Ronaldinho-s nuk duhet të duken të ekzagjeruara ose të papërshtatshme.

Ish-kampioni brazilian është intervistuar me rastin e përfshirjes së tij në Pachuca Soçer Hall of Fame të Meksikës. Deklaratat e tij, të publikuara nga AS, janë përqendruar në shumë tema, por në mënyrë të veçanta te momenti jo i mirë që po kalon Lionel Messi.

I kritikuar te PSG, i dhënë për i mbaruar dhe jashtë Champions League, Pleshti mund të largohet nga Parisi një vit pas transferimit në Francë.

Megjithatë, ish-shoku i skuadrës në kohët e Barcelona-s nuk ka dyshime mbi vlerën e argjentinasit dhe e ka konfirmuar hapur një gjë të tillë:

“E kam të vështirë të vë në diskutim Messi-n. Mendoj se është shumë e vështirë të ketë pikëpyetje për vlerën e tij. Sigurisht, nuk po kalon një moment të bukur, por me gjithë atë që Messi i ka dhënë futbollit”, ka thënë Ronaldinho.

“Jam i sigurt se shumë shpejt do të kthehet të fitojë tituj dhe do të konsiderohet përsëri më i miri në botë. Për mua ka qenë gjithmonë i tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat