Rrahje në FFK, sulmohet Govori

Futboll

Rrahje në FFK, sulmohet Govori

Më: 16 mars 2022 Në ora: 14:31
Artan Govori

Lajmi i fundit qarkullon se ka ndodhur një konfrontim në Federatën e Futbollit të Kosovës. 

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dyshohet se sulmon fizikisht anëtarin e FFK-së, Artan Govori i cili është drejtor për marrëdhënie me jashtë. 

Ky i fundit e ka lajmëruar menjëherë rastin në Policinë e Kosovës, ku aktualisht është duke dhënë deklaratë të detajuar për sulmin që i ka bërë Ademi.

“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhur në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat