Ra pre e sulmeve raciste në ndeshjen ndaj skuadrës së Muriqit

Futboll

Ra pre e sulmeve raciste në ndeshjen ndaj skuadrës së Muriqit

Më: 16 mars 2022 Në ora: 12:50
Ra pre e sulmeve raciste në ndeshjen ndaj skuadrës së Muriqit

Sulmuesi i Realit të Madridit, Vinicius, është bërë sërish pre e koreve raciste në La Liga. Ngjarja e radhës e shëmtuar është regjistruar të hënën në mbrëmje në Majorka gjatë takimit mes ishullorëve dhe Realit.

Vinicius ishte autori i golit të parë që i çeli rrugën suksesit të “Los Blancos”.

Ai gjithashtu fitoi dhe 11-metërshin e kthyer në gol nga Benzema në momentin e 0-2.

Por siç raportojnë mediat spanjolle, sulmuesi brazilian ka rënë viktimë e koreve raciste, teksa në stadiumin “Son Moix” janë dëgjuar thirrjet: “Shko mblidh banane”.

Klubi i Realit të Madridit ka reaguar ashpër për sjelljen e tifozëve të Majorkës, duke kërkuar ndëshkim.  Për inatin e tifozëve, sulmuesi brazilian kërceu përpara tyre duke shkaktuar irritim tek vendasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat