​Historia e Burn, mbrojtësit të Newcastle që i mungon një gisht në dorën e tij

Futboll

​Historia e Burn, mbrojtësit të Newcastle që i mungon një gisht në dorën e tij

Më: 16 mars 2022 Në ora: 12:10
Dan Burn

Mbrojtësi i Newcastle Dan Burn, i cili u transferua nga Brightoni këtë janar për një shumë afro 15 milionë eurosh, ishte i përfshirë në dy momente të mëdha gjatë humbjes 1:0 kundër Chelseat të dielën.

Fillimisht, Burn u godit me bërryl në fytyrë në pjesën e parë nga Kai Havertz, ndërhyrje kjo e cila e la të gjakosur.

Pasi që u pastrua plaga nga stafi mjekësorë, Burn e vazhdoi pjesën e mbetur të ndeshjes, ku Newcastle tentoi që të nxjerrë nj rezultat pozitiv, në mënyrë që të vazhdojë garën për mbijetesë në Premier Ligë angleze.

Sidoqoftë, në minutën e 89’, skuadra e Eddie Howe pësoi golin e parë në këtë ndeshje, ku në faj ishte Dan Burn.

Mesfushori Jorginho harkoi drejt zonës së Newcastle, ku Burn ishte i pavëmendshëm, duke bërë kështu që Havertz të shfrytëzoi atë harkim dhe të shënoj golin e fitores për Chelsean.

Pas ndeshjes, kamerat e “Sky Sports” zmadhuan mbrojtësin e Newcastle, ku ky i fundit shihet duke vendosur duart në fytyrë në shenjë dëshpërimi.

Por nga ky zmadhim i kamerave, shihet se Burn i mungon një gisht në dorën e tij të djathtë, dhe pavarësisht se disa tifozë janë të vëmendshëm për këtë gjë, për disa të tjerë ky lajm ishte i ri.

Burn nuk ka folur kurrë për këtë gjë, por siç raportohet nga “Free Library”, ngjarja ka ndodhur kur ai ishte vetëm 13 vjeç.

Thuhet se Burn kishte një unazë në gisht, ku duke tentuar që të ngjitej në një rrethojë, unaza kishte ngecur në njërin nga thumbat e rrethojës duke ia këputur atij gishtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat