Refuzon kombëtaren

Futboll

Refuzon kombëtaren

Më: 15 mars 2022 Në ora: 13:19
Refuzon kombëtaren

Artem Dzhyba, ylli i futbollit rus, ka vendosur të refuzojë thirrjen në përfaqësuesen e Rusisë, duke sjellë si arsye situatën në Ukrainë.

Kapiteni i Rusisë dhe padyshim emri më i njohur i futbollit në këtë vend, bëri bujë pasi sulmooi Mikolenkon dhe Jarmolenkon, të cilët e kishin kritikar disa ditë më parë se pse nuk fliste publikisht kundër luftës.

Edhe pse Rusia është përjashtuar nga Kupa e Botës dhe nuk do të luajë në kualifikueset e marsit, si pasojë e masave që janë marrë kundër pushtimit ushtarak të Ukrainës, trajneri Valeri Karpin ka vendosur të grumbullonte ekipin për një ndeshje miqësore me U21, për të parë gjendjen e lojtarëve, por ai ka zbuluar se Dzhyba kishte refuzuar ftesën.

“Si pasojë e situatës së vështirë në Ukrainë, ku ai ka shumë familjarë, ai na kërkoi ndjesë dhe kërkoi që të mos e ftonim për këtë kamp stërvitor”, tha Karpin para mediave duke bërë publike listën.

Federata ruse ka apeluar në KAS të Lozanës vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s për të përjashtuar ekipet e saj nga aktivitetet ndërkombëtare për sa kohë që vazhdonte ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat