Rinovimi i Araujo më problematik sesa ai i Gavi

Futboll

Rinovimi i Araujo më problematik sesa ai i Gavi

Më: 13 mars 2022 Në ora: 18:40
Ronald Araujo

Barcelona do ta ketë më të vështirë rinovimin me mbrojtësin Ronald Araujo, sesa me mesfushorin Gavi.

Skuadra e Barcelonës ka si prioritet rinovimin e kontratave të Araujo dhe Gavi, dy lojtarë këta të akademisë që kanë bërë mjaft mirë me skuadrën e parë.

Sipas raportimeve nga ‘Mundo Deportivo’, Barca do ta ketë shumë më të vështirë rinovimin me Araujo.

‘MD’ bën të ditur se zyrtarë të klubit kanë thënë se agjenti i uruguaianit nuk e ka prioritet qëndrimin te Barca, për dallim nga agjenti i Gavi.

Në anën tjetër, interesimi nga Manchester United ka joshur po ashtu agjentin e Araujo.

Ofertat nga Anglia gjatë viteve të fundit gjithmonë kanë qenë më bindëse në aspektin financiar.

Gjithsesi, besohet se lojtari ka synimin të mbetet te Barcelona dhe kjo e mbanë skuadrën me shpresë. Mbetet të shihet se cili do të jetë propozimi final i Barcës për Araujo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat