Edhe “Skifterat” kërkojnë që Kosova të pranohet në NATO

Futboll

Edhe “Skifterat” kërkojnë që Kosova të pranohet në NATO

Më: 13 mars 2022 Në ora: 17:12
Edhe “Skifterat” kërkojnë që Kosova të pranohet në NATO

Edhe tifogrupi nga Gjilani, “Skifterat”, kanë kërkuar që Kosova të anëtarësohet në NATO.

“Skifterat” sot shpalosen parullën “Kosova në NATO”, teksa tifozët mbanin në duar edhe stemën e FSK-së.

Gjilanasit këtë pankartë e shpalosen gjatë ndeshjes që Gjilani e zhvilloi sot ndaj Llapit, në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje u mbyll baras, me rezultatin 1:1.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ditë më parë formoi grupin punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat