Nuhiu: Nuk është që nuk e kërkonim fitoren

Futboll

Nuhiu: Nuk është që nuk e kërkonim fitoren

Më: 13 mars 2022 Në ora: 15:36
Nuhiu: Nuk është që nuk e kërkonim fitoren

Nuk ka sjell fitues dueli mes Dukagjinit dhe Dritës i vlefshëm për xhiron e 25-të në BKT Superligë.

Dy skuadrat ishin në kërkim të fitores, por pas 90 minutave rezultati ishte i bardhë 0:0.

Pas këtij barazimi pa gola, ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili tha se fati ua ka kthyer shpinën, anipse ata po bëjnë lojë të mirë.

“Realisht nuk diskutohet me u mërzitë, nuk është që nuk e kërkonim fitoren, me të gjitha forcar.

Djemtë u munduan ta gjejnë golin por thjeshtë nuk na erdhi. Sot kemi pas edhe shumë mungesa. Me forcat që kemi do mundohemi, ndoshta edhe fati na e ka kthy shpinën” – tha Nuhiu.

Me këtë barazim Drita vazhdon të mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, tetë më pak se lideri Ballkani, derisa Dukagjini është e teta në tabelë me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat