Toni: Nuk dua as të mendoj

Futboll

Toni: Nuk dua as të mendoj

Më: 13 mars 2022 Në ora: 12:53
Toni: Nuk dua as të mendoj

Luca Toni ka folur për kombëtaren e Italisë dhe rrezikun që Axurrët të mos kualifikohen në Kupën e Botës të Katarit në playoff-et që do të zhvillohen këtë muaj kundër Maqedonisë dhe, në rast fitoreje, kundër fitueses së çiftit Turqi-Portugali.

“Nuk dua as të mendoj për një eliminim të mundshëm të Italisë: do të ishte një tragjedi sportive”, ka thënë ish-sulmuesi kampion bote në një intervistë për Il Mattino.

“Vijmë nga një eksperiencë fantastike në Europian dhe shpresoj që Mancini të na dhurojë një tjetër gëzim pas atij të verës fantastike që sapo kemi kaluar.

“Kuj do t’i besoja unë? Përpara ke Immobile-n që pavarësisht disa vështirësive, është qendërsulmuesi i ekipit. Është e vërtetë se Scamaça po bën mirë, por këto janë ndeshje ku duhet eksperiencë dhe aftësi.

“Do të më pëlqente të na çonte Immobile në Kupën e Botës. Edhe për të fshirë kritikat e shumta që ka marrë kur luan me fanellën e Italisë”.

Në lidhje me luftën për titull: “Është një kampionat shumë i hapur. Vijmë nga një muaj ku dukej se skuadrat që janë përpara nuk donin të fitonin. Besoj se gjithçka do të vendoset në muajin e fundit dhe në atë pikë do të fitojë skuadra me mentalitetin më të fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat