Sulmuesi i Shkupit: Goli i pari na ndihmoi shumë

Futboll

Sulmuesi i Shkupit: Goli i pari na ndihmoi shumë

Më: 12 mars 2022 Në ora: 20:10
Sulmuesi i Shkupit: Goli i pari na ndihmoi shumë

Derbi i qytetit, Shkupi-Rabotniçki, përfundon me rezultat 2:0 në favor të skuadrës shkupjane.

Në xhiron e 23-të të LPFMV, skuadra jonë gjatë ditës së sotme, I morri tre pikë mjaft të rëndësishme kundër Rabotniçkit në Çair

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0. Ndërsa pjesën e dytë e filluam me golin e Sunday Adetunji në minutën 51’.

Në minutën 85’ Gagi Margvelashvili ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga fusha. 5 minuta më vonë, Marjan Radeski e shënoi golin e fundit të kësaj ndeshje për ti siguruar tre pikët e kësaj jave.

Pas ndeshjes për faqen e Shkupit, foli sulmuesi dhe autori I golit të parë, Sunday Adetunji.

“Ndeshja e sotme ishte një ndeshje e vështirë. Kundërshtari jonë erdhi mjaft I përgatitur.

Gjithçka që ne duhet të bëjmë është që ti zbatojmë detyrat e dhëna nga trajneri jonë.

Pjesa e parë ishte më e vështirë sepse ata mbroheshin mirë por në pjesën e dytë mendoj që sulmuam më shumë.

Goli I pari na ndihmoi shumë sepse pastaj sulmonim gjatë gjithë kohës dhe mendoj që kundërshtari jonë filloi të frikësohet”, tha Sunday.

FC Shkupi mbetet lider i tabelës me 55 pikë të grumbulluara. Ndërkohë, ndeshja e radhës për skuadrën tonë, do të jetë në Strugë më 19.03.2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat