Braziliani në treg

Futboll

Braziliani në treg

Më: 12 mars 2022 Në ora: 11:26
Braziliani në treg

Nasser Al-Khelaifi duket se është lodhur me Neymar, i cili në pesë vite që është pjesë e parisienëve ka dështuar të përmbushë pritshmëritë dhe nuk ka mundur të kontribuojë në objektivin e klubit për të triumfuar në Europë.

Sheiku i francezëve ka dalë në përfundimin se braziliani paguhet më shumë se ajo se çfarë ofron në fushën e lojës, pa harruar në këtë mes edhe dëmtimet e shpeshta, raportin jo shumë të mirë me shokët e skuadrës apo edhe problemet jashtë fushe ku shpeshherë sulmuesi përfshihet.

Ndaj, PSG do ta nxjerrë në treg Neymar dhe merkaton e ardhshme 30-vjeçari do t’i ofrohet klubit që mbush më së shumti arkën e kryeqytetasve.

Megjithatë, është e vështirë që PSG të rikuperojë 222 milionë eurot e shpenzuara për Neymar në vitin 2017, teksa pretendojnë minimalisht 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat