Grezda shënon për Shibenikun

Futboll

Grezda shënon për Shibenikun

Më: 11 mars 2022 Në ora: 18:46
Grezda shënon për Shibenikun

Sulmuesi shqiptar, Eros Grezda ka gjetur këtë të premte rrugën drejt rrjetës, pasi nuk kishte arritur të shënonte që prej muajit gusht të vitit të kaluar.

Skuadra e Grezdës, Shibenik është duke u ndeshur me ekipin e Lokomotiva Zagrebit, në takimin e vlefshëm për raundin e 27-të të Ligës së Parë të Futbollit në Kroaci ose siç njihet ndryshe 1. HNL.

Ndërsa ekipi i shqiptarit mban avantazhin 1-0, në një kohë kur nuk është mbyllur ende pjesa e parë e këtij takimi, ishte Grezda ai që realizoi golin e vetëm.  Ai ka mundur të godasë rrjetën e Nevistic në minutën e 14’, pas një asisti nga Antonio Marin.

Aktualisht skuadra e Sibenik renditet e teta në kampionatin kroat me 29 pikë, teksa kundërshtari I kësaj sfide, Lokomativa Zagreb qëndron në vend të pestë me 33 pikë të grumbulluara, gjithmonë këto pikë nëse ndeshja që është duke u luajtur do të mbyllet me fitoren e vendasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat