Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicër - Kosovë

Futboll

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicër - Kosovë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 11:25
Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicër - Kosovë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot ka nisur shitja online e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen miqësore Zvicër-Kosovë.

Ndeshja do të zhvillohet më 29 mars, në orën 18:00.

Federata Zvicrane e Futbollit e ka vënë në dispozicion për të gjithë të interesuarit që duan të kenë një biletë për këtë ndeshje.

Çmimet në sektorin e tifozëve të Kosovës janë si vijon: Për fëmijë çmimi është 15.36 euro, kurse për të rritur 30.34 euro.

Paraprakisht, Kosova më 24 mars do ta zhvillojë një tjetër miqësore, atë ndaj Burkina Fasos në Prishtinë.

Pikërisht kjo ndeshje, do të jetë e para për trajnerin e ri të “Dardanëve”, Alan Giresse, që e mori drejtimin e kombëtares gjatë muajit shkurt..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat