Kumbulla: Luajtëm në kushte të vështira

Futboll

Kumbulla: Luajtëm në kushte të vështira

Më: 10 mars 2022 Në ora: 23:40
Kumbulla: Luajtëm në kushte të vështira

Roma e Marash Kumbullës arriti të triumfonte me rezultatin 0-1 ndaj holandezëve të Vitessen në sfidën e vlefshme për Ligën e Konferencës. Mbrojtësi shqiptar ishte titullar në këtë duel duke bërë një paraqitje të kënaqshme.

Kumbulla foli pas këtij triumfi për mikrofonin e “Roma TV”, teksa ndër të tjera u shpreh:

“Ishte një ndeshje e vështirë, edhe për shkak të fushës. Ne u përpoqëm të luanim, por patëm disa vështirësi për shkak të kushtet të fushës.

Kështu që u përpoqëm të bëheshim më konkret dhe të shkonim direkt te finalizimi. Gjithsesi në këtë ndeshje të vështirë arritëm të sillnim një rezultat pozitiv.

Po, është i treti 1-0 radhazi.

Është një rezultat pozitiv, por mendoj se nuk është vetëm falë mbrojtjes, por edhe mesfushorëve dhe sulmuesve që punojnë fort dhe rezultatet flasin vetë pasi është ndeshja e tretë që nuk pranojmë gol. Jam i lumtur sepse po luaj dhe po ndihmoj ekipin.

Kjo është ajo që dua të bëj. Jemi në një periudhë pozitive, kemi 8 rezultate të dobishme radhazi. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Tashmë jemi duke menduar për ndeshjen ndaj Udinezes”, u shpreh Kumbulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat