I kërkon ta heqë numrin 3 nga fanellat

Futboll

I kërkon ta heqë numrin 3 nga fanellat

Më: 10 mars 2022 Në ora: 18:46
I kërkon ta heqë numrin 3 nga fanellat

Kompania e telekomunikacionit Three i ka kërkuar Chelseat që të heqë menjëherë markën e tyre nga fanellat, pasi tashmë ka pezulluar marrëveshjen e sponsorizimit me klubin.

Problemet për Chelsean nuk kanë të ndalur, për shkak të pronarit të tyre rus, Roman Abramovich, që është i bashkëpunëtor i afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin.

Sonte, Chelsea e zhvillon ndeshjen ndaj Norwich, kurse një person po shkon në Norwich për të blerë 20 fanella të thjeshta futbolli, për të qenë në gjendje të luajnë ndeshjen e sontme.

Chelsea përballet sonte me Norwichin në udhëtim në Premierligë me ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat