Progni para Ukës

Futboll

Progni para Ukës

Më: 10 mars 2022 Në ora: 18:33
Progni para Ukës

Kreshnik Uka ka shënuar sot dy gola në barazimin e Drenicës 3-3, në udhëtim te Llapi.

Tashmë sulmuesi në top formë i kuqezinjve ka arritur në shifrën 15 golave të shënuar në këtë edicion të Superligës.

Vendin e parë pas 24 javësh vazhdon ta mbajë Gerhard Progni i Gjilanit, me 16 gola të shënuar, por tani Uka i është afruar në vetëm një gol.

Me dhjetë gola në vendin e tretë është sulmuesi i Dritës, Marko Simonovski, i cili sot nuk u paraqit ndaj Gjilanit.

Vendin e katërt në këtë listë e ndajnë Besnik Krasniqi i Prishtinës, Ermal Krasniqi i Ballkanit e Valmir Veliu i Llapit me nga nëntë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat