Atletico Madridi ka disa plane

Futboll

Atletico Madridi ka disa plane

Më: 10 mars 2022 Në ora: 15:51
Atletico Madridi

Atletico Madridi ka filluar të planifikojë lëvizjet e radhës dhe një ndër objektivat e saj kryesore për sezonin e ardhshëm është përforcimi i mbrojtjes, ndaj klubi po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme për atë pozicion.

Emerson Royal, mbrojtësi i djathtë i Tottenhamit, ka qenë në fokus të Atletico Madridit gjatë kësaj periudhe si alternativë e mundshme për t’iu bashkuar skuadrës gjatë merkatos së verës.

Klubi kryeqytetas ka qenë i interesuar për brazilianin që kur ai u transferua tek Barcelona verën e kaluar dhe më pas kaloi te Tottenhami.

Duket se Atletico nuk është i vetmi klub që ka shfaqur interes për lojtarin, pasi në krahun tjetër Interi e ka kontaktuar 23-vjeçarin për ta bërë pjesë të tij. Megjithatë, burime të brendshme informacioni tregojnë se braziliani preferon më shumë idenë e një rikthimi të mundshëm në Spanjë, duke lënë kështu në hije ofertën e Interit.

Por, pavarësisht dëshirës së lojtarit, të dy klubet duhet që fillimisht të bien dakord dhe të arrijnë një marrëveshje ndërmjet tyre.

Vlera e brazilianit flitet të jetë rreth 20 milionë euro, por Tottenhami do të kërkojë një shumë më të lartë për kartonin e tij, duke qenë se i pagoi 25 milionë euro Barcelonës për të nënshkruar me mbrojtësin verën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat