Marca me një detaj interesant

Futboll

Marca me një detaj interesant

Më: 10 mars 2022 Në ora: 12:57
Marca me një detaj interesant

Eliminimi nga Liga e Kampionëve të mërkurën mbrëma nuk është pritur mirë fare te Paris Saint-Germaini.

Pas humbjes 3:1 nga Real Madridi, bëhet e ditur se në zhveshtoren e Parisit ka pasur zënka.

Ishin Neymar dhe Gianluigi Donnarumma që fillimisht janë fjalosur dhe pastaj janë kacafytur, por në fund pjesa tjetër e lojtarëve që ishte në zhveshtore ka ndërhyrë për t’i ndarë. Kështu, ka raportuar “Marca” të enjten.

Thuhet se zënka nisi kur Neymari e akuzoi Donnarumman për gabimin që përfundoi me gol të shënuar nga Benzema. E këto akuza nuk i ka duruar portieri italian duke iu kujtuar Neymarit se goli i dytë i Realit erdhi si pasojë e humbjes së tij nga ana e tij.

Fjalosja mes dy lojtarëve ka eskaluar në kacafytje dhe pothuajse ata janë grushtuar mes vete, por në momentin e fundit kanë ndërhyrë të tjerët duke mos lejuar që situata të eskalojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat