Drita - Gjilani, derbi i madh

Futboll

Drita - Gjilani, derbi i madh

Më: 10 mars 2022 Në ora: 11:40
Drita - Gjilani, derbi i madh

Xhiro e 24-të në BKT Superligën e Kosovës ka nisur ditën e djeshme me tri ndeshje që ishin në program për tu zhvilluar.

Lideri aktual i elitës së futbollit, Ballkani u befasua në udhëtim te Malisheva duke humbur 2-0, derisa Prishtina shijoi fitoren e parë në pranverë ku mposhti Feronikelin 0-3.

Ndeshja mes dy skuadrave që po luftojnë për mbijetesë e zhvilluar në Lipjan mes Ulpianës dhe Dukagjinit përfundoi baras 1-1.

Sot në program janë edhe dy sfida për tu zhvilluar, ku vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit kosovar është në sfidën Drita – Gjilani.

Derbi i Anamoravës i gjen dy skuadrat në luftën për titull të kampionit, edhe pse Gjilani ka është pesë pikë para Dritës në vendin e dytë.

Ky është derbi i tretë këtë edicion mes dy skuadrave, pasi në dy të parët kishin fituar Gjilani me rezultat të pastër 0-2 dhe 1-0.

Drita synon të kthehet te fitoret në kampionat pasi në këtë sfidë vije pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, derisa Gjilani ka një ecuri të jashtëzakonshme prej 20 fitoreve pa humbje.

Takimi që do të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan do të gjykohet nga gjyqtari Dardan Çaka.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Llapi pas humbjes nga Ballkani është nikoqir i Drenicës dhe synon të rikthehet te fitorja, derisa kuqezinjtë nga Skenderaj kërkojnë të shkaktojnë një tjetër befasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat