Van Dijk: Koeman ka qenë shumë i rëndësishëm për karrierën time

Futboll

Van Dijk: Koeman ka qenë shumë i rëndësishëm për karrierën time

Më: 9 mars 2022 Në ora: 19:31
Van Dijk: Koeman ka qenë shumë i rëndësishëm për karrierën time

Ronald Koeman, pas ndarjes së vështirë nga Barcelona, ëndërron të kthehet në drejtim të Holandës, nga e ciia është larguar pikërisht për t’u bërë trajneri i Barcelona-s.

Një ide që i pëlqen shumë edhe mbrojtësit holandez të Liverpool-it, Virgil van Dijk, i cili ka thënë në përfundim të ndeshjes së Champions League kundër Inter-it:

“Mendoj se Ronald është argëtuar shumë me kombëtaren.

Nëse mendojmë për atë që do të vijë pas Louis van Gaal, atëherë ai do të ishte një kandidat shumë i mirë dhe në krye të listës”, kanë qenë fjalët e Van Dijk për RTL7.

“Koeman ka qenë shumë i rëndësishëm për karrierën time. Kam punuar mirë me atë. Nëse do të ndodhë edhe në të ardhmen, do të isha shumë i lumtur edhe nëse nuk kam asnjë ndikim në këto vendime. Tani duhet të jemi të përqednruar për Kupën e Botës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat