Sheji: Ishte një ndeshje e vështirë

Futboll

Sheji: Ishte një ndeshje e vështirë

Më: 9 mars 2022 Në ora: 19:27
Sheji: Ishte një ndeshje e vështirë

Në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndeshja e xhiros së 22-të mes Renovës dhe Shkupit, përfundoi me barazim 0:0.

Njëri nga lojtarët më të dalluar në këtë ndeshje te Shkupi ishte mbrojtësi Blerton Sheji, i cili pas ndeshjes foli për faqen e skuadrës.

“Ishte një ndeshje e vështirë që kërkoi shumë vëmendje dhe angazhim fizik. Besoj që kishte hapsirë të luanim më mirë, të krijonim raste më shumë dhe të ishim më të saktë para portës.

Gjithsesi, duhet të pajtohemi me rezultatin dhe të vazhdojmë të përqëndrohemi maksimalisht tek ndeshja e ardhshme”.

Shkupi vazhdon të mbetet lider në tabelë me 52 pikë të grumbulluara, 10 më shumë se vendi i dytë.
Ndeshja e radhës për skuadrën tonë, do të jetë kundër Rabotniçkit të dielën, më 13.03.2022 në Çair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat