Dukagjini me pikë të madhe nga Lipjani

Futboll

Dukagjini me pikë të madhe nga Lipjani

Nga: K.G. Më: 9 mars 2022 Në ora: 14:58
Dukagjini me pikë të madhe nga Lipjani

Dukagjini i Klinës kthehet me një pikë të madhe nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Një pikë që ka vlerën e fitores për klinasit.

Dukagjini barazon me rezultat 1:1 me Ulpianën, në takimin e javës së 24-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Në minutën e 49-të, Basriu shënon autogol për Ulpianën por mysafirët shpejt barazuan rezultatin.

Në minutën e 68-të, Arbër Shala shënon eurogol nga largësia, 1:1.

Dukagjini mban vendin e tetë me 25 pikë e Ulpiana është në të nëntin (i parafundit) me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat